E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një histori e turpshme, simptomë e degradimit moral
Lajme

Një histori e turpshme, simptomë e degradimit moral

Artan Fuga

Në romanin tim të ri “Ndëshkimi i dytë i Evës” (Botimet Papirus), një nga personazhet, Lavdoshi, është njeri me pushtet që fuqinë e mbledh në mënyrë “demokratike”, duke manipuluar ata, “të zgjedhurit” nga populli, duke përfituar nga degradimi i tyre moral.

E them këtë lidhur me historinë e turpshme që u shfaq lakuriq para të gjithë shqiptarëve me rastin e zgjedhjes (hahahaha: zgjedhjes), të avokatit (hahaha: avokatit), të popullit (hahahaha : të popullit)

Një nga ato histori turpi sikurse kemi çdo javë që dëshmon degradim moral që ka zënë vend në detashmente burokratiko-politiko që qendrojnë si superstrukturë sunduese pa legjimitet moral mbi kokat tona, mbi jetën tonë.

Avokat i Popullit që e zgjedhin ata për të cilët populli ka nevojë për avokat!

Që këtu nis idiotizmi kushtetues, pamoralshmëria e saj. Keni parë ndonjëherë ndonjë mbrojtje serioze për popullin nga avokati (hahaha) i popullit (hahaha: i papopullit)?

Kurrë!

Por, mos kujtoni se është e rastit!

Është njësoj sikur dy palë të ballafaqohen në gjyq, dhe viktima të ketë për avokat (hahahaha: avokat) një avokat që ja cakton dhunuesi. Vetëm një gomar pret gjë prej këndej!

Ky është turpi i parë.

Ndërkohë ca deputetë të opozitës (hahahaha: të opozitës) kanë dhënë firmat e tyre për të zgjedhur avokat (hahahaha : avokat) të popullësisë dikë!

Po pse nuk ka të drejtë deputeti (hahahaha: deputeti) të heqë dorë nga firma e tij deri në çastin e votimit?

Sigurisht që ka! Vullneti i deputetit shprehet në çastin që voton ose nuk voton një ligj ose vendim. Atëhere bëhet i pakthyeshëm sipas vullnetit të tij personal, por deri atëhere e ka këtë të drejtë. Kush ja heq kupton nga logjika e ligjit aq sa kupton qeni i komshiut tim nga filozofia!

Nuk kupton asgjë nga filozofia e ligjit kushtetues!

Ja ta zëmë se kandidati (hahahaha : kandidati) atë ditë gjys ore para se të votohet, ka thyer me dhunë një bankë, ka përdhunuar një zonjë që pastron rrugët e qytetit herët në mëngjez, ose është kapur duke iku pa paguar nga ndonjë birrari), apo ka bërë sjellje të turpshme duke u masturbuar në mes të bulevardit, a nuk kanë të drejtë deputetët e populli (hahahaha: të popullit), të thonë se e tërheqim firmën?

Ky është turpi i dytë!

Po këta deputetët e opozitës që thonë se i dhamë votat se kështu na dha shenjë tundja e flamurit?

More a janë njerëz me arsyes (hahahaha: arsye) deputetët e opozitës (hahahaha: opozitës), apo janë robotë që dikush i ve në prizë dhe bëjnë si gjeli i orës sime të murit, që në çdo orë, po e kurdise, bën : ku-ku, ku-ku, ku-ku!?

Nuk e dinin ata se kandidati (hahahaha: kandidati) i ka bërë mut me fjalë nëpër televizione dhe televizora duke i quajtur si palaço, të shitur, të degraduar, vjedhës, të gjitha të zezat…, sigurisht me fjalë? Njëra nga të dyja, ose nuk e marrin seriozisht, ose i japin të drejtë, dhe thonë : Ore ne ashtu vërtetë jemi! Kalbësira politike!

Duhet të zgjedhin!

Nuk e dinin ata se kandidati ishte bërë i njohur pikërisht duke thënë fjalë në ajër nëpër televizorat tanë, dhe pikërisht duke kandiduar, po i fshinte ato fjalë, sa kohë kërkonte firmat e atyre që ishin armiqtë (hahahahaha) e tij të jetës! (Siç deklaronte më parë!)

Kaq të trashë të jenë!

Ky është turpi tretë, që opozita po na dhuron çdo ditë, gjithnjë e më të madh.

Kurse kandidati (hahahahaha) pasi i kishte premtuar popullit se kishte ardhur si Mesia, (drejt e nga doktoratura, që nuk e kemi parë të botuar sepse mund të ketë qenë një zbulim i madh, pse jo), për t’u marrë me politikë që ta shpëtonte popullin, pasi i premtoi për vite të tëra se me partinë e vet politike do ta zhdukte, do ta minonte, do ta shkulte nga rrënjët klasën e vjetër politike, pasi nuk la xhajë, dajë, a ku di unë pa fut si kandidatë për deputet, kërkoi, pranoi dhe mori votat pikërisht të kësaj klase politike që e quante më të degraduar se senatorët romakë në kohën e Kaligulas, pranoi firmat e po asaj klase politike që gati si një Rrobespjer modern do ta çonte drejt e në gijotinë, për të marrë një zyrë, një veturë, një rrogë të qelbur, dhe me kaq i futi një të fshirë gjithçkaje!

Komisarin doni juuuuuu! (hahahahaha): Po, komisari ishte lojaaaaaaaaaa – bërtet kapterr Ramiu që nga ekrani i televizionin tim.

E shoh katër herë në ditë atë film.

Më pëlqen kapterr Ramiu!

Dhe sikur të mos mjaftonte, kandidati (hahahaha) falenderon edhe të gjithë deputetët dhe forcat politike që e votuan atë për të hequr ngërçin (ahahahah ngërçin) si akt pjekurie (hahahahah) pjekurie politike e asaj klase politike që ai e kishte quajtur dhe shquajtur si mashtruese, uzurpuese, e ku di unë se çfarë tjetër me fjalë doktorature!

Ky është turpi i katërt!

Bravo!
Bravo!

Dhe tani viktima popull le të presë ndihmën e avokatit!

Unë nuk mund të mos sjell një pasazh nga Ushtari i mirë Shvejk.

Pasi një togë ushtarësh ishin ankuar, një komision erdhi të bënte verifikimet. Por, nuk bëri asgjë për ushtarët sigurisht.

Pasi iku komisioni, koloneli i detyroi ushtarët ankimtarë të parakalonin para tij, të bënin djathtas ndero duke thërritur:

Ne qelbësirat kujtuam se komisioni do të na ndihmonte, por komisioni na ndihmoi një mut!

Dhe ushtarët e shkretë parakaluan disa herë duke thërritur:

Ne qelbësirat kujtojmë se avokati i popullit do të na ndihmojë, por…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.