E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama zbulon aksionin ‘blic’ të BKH-së në Kryeministri
Lajme

Rama zbulon aksionin ‘blic’ të BKH-së në Kryeministri

Çfarë kërkonin?

Kryeministri Edi Rama ka komentuar një episod të pazakontë, ku sipas tij, agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë hyrë në ambientet e Kryeministrisë, pa respektuar rregulloren e sigurisë së lartë të Gardës së Republikës.

Gjatë podkastit “Flasim”, Rama sqaroi se ky rast nuk përbën provë se drejtësia e re ka humbur sensin apo ka devijuar nga misioni i saj, por sipas tij është një sinjal alarmi që kërkon reflektim serioz, profesional dhe ndërinstitucional.

Kreu i qeverisë theksoi se Reforma në Drejtësi mbetet një proces historik që duhet mbrojtur dhe garantuar, duke nënvizuar se pavarësia e gjyqësorit është thelbësore. Megjithatë, Rama paralajmëroi se nuk mund të pranohet një situatë ku, në emër të drejtësisë, cenohen liritë, të drejtat dhe funksionimi normal i institucioneve, administratës dhe ekonomisë së vendit.

Në deklaratën e tij, Rama theksoi se nuk ndjek logjikën e “dënimit me indicie” dhe se nuk beson se protagonistëve të drejtësisë së re “u ka marrë koka erë”, duke shtuar se raste të izoluara nuk mund të shërbejnë për të njollosur të gjithë reformën.

Ai solli si shembull një episod konkret, ku sipas tij, agjentë të BKH-së kanë hyrë në godinën e Këshillit të Ministrave dhe kanë refuzuar të respektojnë rregullat e sigurisë, madje edhe detyrimin për të lënë armën në hyrje, sipas protokollit të Gardës.

“Ka ardhur koha për të ndarë beben e sapolindur nga ujërat e pistë”, u shpreh Rama, duke përdorur një metaforë për të shpjeguar nevojën që drejtësia e re të mbrohet nga mendësitë e vjetra, pa u kthyer vetë në një problem për shoqërinë.

Në përfundim, kryeministri theksoi se suksesi i Reformës në Drejtësi dhe pavarësia e gjyqësorit duhet të ecin paralelisht me respektimin e ligjit, balancën institucionale dhe garantimin e lirive themelore, duke paralajmëruar se “kura nuk duhet të bëhet kurrë më e rrezikshme se sëmundja”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.