E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sulmet e Ramës ndaj BKH, Shehaj: Fundi yt është para drejtësisë
Lajme

Sulmet e Ramës ndaj BKH, Shehaj: Fundi yt është para drejtësisë

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se reagimet e tij të fundit tregojnë qartë frikë dhe pasiguri.

Sipas Shehajt, vizita e oficerëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit në Kryeministri e ka vënë Ramën në pozita të vështira, gjë që – sipas tij – shpjegon edhe gjuhën e përdorur nga kryeministri në daljen e sotme publike. Ai thotë se në vend të transparencës, Rama ka zgjedhur sulmin, ironinë dhe fyerjet, në një përpjekje për të ushtruar presion ndaj hetuesve.

Shehaj shprehet se këto reagime nuk janë të rastësishme dhe paralajmëron se rruga që po ndjek kryeministri është e njëjtë me atë të shumë liderëve të Europës Lindore, të cilët përfunduan përballë drejtësisë për shkak të korrupsionit.

“Edi Rama është trembur! Është trembur shumë sepse i ka shkuar SPAK-në zyrë. Sot ka sulmuar oficerët e BKH-së, i ka sharë, i ka fyer, është tallur me ta, ka kërkuar t’i intimidojë. Por fundi i Edi Ramës është si të gjithë kryeministrat e tjerë të korruptuar të Europës së lindjes, para drejtësisë” është shprehur Shehaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.