Rikthimi i papritur, Arjan Konomi befason me lëvizjen e fundit
Vetëm pak ditë na ndajnë nga nisja e spektaklit më të ndjekur dhe më të dashur për publikun shqiptar, Big Brother VIP Albania 5, i cili do të startojë këtë të shtunë, në orën 21:15,.
Ky edicion vjen me një risi në programacion, pasi spektakli do të transmetohet me dy prime në javë, ndërsa çdo të diel, në orën 12:45, publiku do të ketë mundësinë të ndjekë edhe emisionin “Fan Club”, ku do të diskutohen momentet më të nxehta të shtëpisë.
Moderatorja e këtij edicioni do të jetë Kiara Tito, ndërsa rolin e opinionistëve do ta mbajnë Françeska Murati dhe Arjan Konomi.
Lajmi që ka shkaktuar reagimin më të madh në rrjetet sociale është padyshim rikthimi i Arjan Konomit në Top Channel, pas rreth tre vitesh mungesë. Ish-opinionisti i “Big Brother” dhe “Për’puthen” rikthehet në ekranin ku u shndërrua në një nga zërat më të komentuar dhe më polemikë, duke sjellë sërish stilin e tij të drejtpërdrejtë, kritik dhe pa kompromis.
Rikthimi i Konomit pritet të shtojë dinamika dhe debat në këtë sezon të ri të Big Brother VIP, i cili premton surpriza dhe emocione që në natën e parë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



