Nga Zegjineja tek Balliu, si po i mbajmë me paratë tona deputetët
Qira, telefoni, karburanti…madje edhe pasaporta diplomatike
Si i përdorin paratë e taksapaguesve disa nga ligjvënësit shqiptarë
Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë marrin një pagë bazë neto prej rreth 2 250 euro në muaj, e cila rritet ndjeshëm përmes përfitimeve shtesë: bonuse për pjesëmarrje në komisione, 170 euro për telefon, 300–400 euro për karburant, si dhe dieta për udhëtime brenda dhe jashtë vendit.
Në total, të ardhurat mujore të një ligjvënësi shkojnë lehtësisht mbi 3 500 euro. Por, edhe kjo nuk duket e mjaftueshme për disa prej tyre.
Qira me lekët e taksapaguesve
Dokumentet zyrtare tregojnë se 11 deputetë, përfshirë kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, kanë përfituar pagesa për qira nga buxheti i shtetit për muajin tetor. Lista dominohet nga Partia Socialiste, por nuk mungojnë edhe deputetë të Partisë Demokratike.
Pagesat për qiranë (Tetor)
-
Antoneta Dhima (PS) – 350 €
-
Fadil Nasufi (PS) – 350 €
-
Agron Gjekmarkaj (PD) – 350 €
-
Hatixhe Konomi (PS) – 350 €
-
Bledi Çomo (PS) – 116 €
-
Erjo Mile (PS) – 350 €
-
Erjona Ismaili (PS) – 290 €
-
Genti Lakollari (PS) – 300 €
-
Ledina Alolli (PD) – 210 €
-
Ramion Kurti (PS) – 338 €
-
Zegjine Çaushi (PS) – 361 €
Pasaporta diplomatike, por jo me xhepin e tyre
Për më tepër, 10 deputetë të rinj janë pajisur me pasaportë diplomatike, ku kuponi prej 75 eurosh për secilën është rimbursuar nga Kuvendi.
Rimbursim pasaportash diplomatike (Tetor)
-
Ani Dyrmishi
-
Arjan Ndoja
-
Enno Bozdo
-
Erjo Mile
-
Kiduina Zaka
-
Klevis Balliu
-
Marjana Koçeku
-
Skënder Pashaj
-
Zegjine Çaushi
-
Zija Ismailaj
Sa kushtojnë deputetët vetëm në një muaj?
Të dhënat tregojnë se vetëm për muajin tetor, pa përfshirë pagat bazë, shpenzimet e deputetëve kanë qenë:
-
Karburant: 44 000 €
-
Telefonia: 19 000 €
-
Dieta udhëtimesh: 139 000 €
-
Qira: 4 000 €
-
Pasaporta diplomatike: 750 €
Në total, qindra mijëra euro shpenzohen çdo muaj për privilegje që shkojnë përtej pagës, në një vend ku shumica e qytetarëve mezi përballojnë qiranë, karburantin dhe faturat bazë.





Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



