E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët në Sauk
Lajme

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët në Sauk

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të mërkurë ministrat dhe drejtuesit politikë në një takim të zhvilluar në ambientet e Vilës së Kuqe në Sauk.

Takimi është fokusuar te organizimi i punës në terren dhe intensifikimi i kontakteve me qytetarët në të gjithë vendin.

Sipas raportimeve, gjatë mbledhjes secili prej drejtuesve politikë ka paraqitur një kalendar të detajuar për aksionin “Ora e Pranisë Besnike”, një nismë që synon të shtojë praninë e përfaqësuesve të mazhorancës pranë qytetarëve.

Në kuadër të këtij organizimi, një pjesë e takimeve pritet të nisë që këtë fundjavë. Deputetë dhe zëvendësministra do të angazhohen në terren, me synimin për të zhvilluar takime të drejtpërdrejta me banorët dhe për të marrë nga afër shqetësimet, problematikat dhe kërkesat e tyre.

Mbledhja e zhvilluar sot në Sauk shihet si paraprirëse e një takimi tjetër të rëndësishëm që do të mbahet ditën e nesërme në Pallatin e Brigadave.

Në këtë takim, Rama pritet të mbledhë së bashku grupin parlamentar të Partisë Socialiste dhe kabinetin qeveritar, në një zhvillim që pritet të përcaktojë hapat e mëtejshëm të angazhimit politik dhe qeverisës në terren.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.