Drejtorët e ONE të përfshirë në shitje droge
SKANDALI
Një aksion i gjerë antidrogë i zhvilluar nga Policia e Tiranës ka përfunduar me arrestimin e 22 personave, të dyshuar për përfshirje në një grup kriminal të organizuar që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike. Operacioni ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik, pasi ndër personat e ndaluar dhe ata që po hetohen rezultojnë edhe punonjës e drejtues të kompanisë telefonike ONE Albania.
Sipas të dhënave zyrtare, mes të arrestuarve ndodhen edhe:
-
Erald Sina, drejtues i Departamentit të Zyrave dhe Pasurisë në ONE Albania
-
Artan Pullazi, Team Leader pranë të njëjtës kompani
Përfshirja e figurave me role drejtuese në një kompani të rëndësishme private ka ngritur dyshime serioze mbi mekanizmat e kontrollit të brendshëm dhe integritetin institucional, duke e vënë ONE Albania në fokusin e vëmendjes mediatike.
HETIM I VEÇANTË PËR FSHEHJEN E NJË NGJARJEJE NË “ONE”
Ndërkohë, përtej operacionit antidrogë, autoritetet po kryejnë edhe një hetim paralel ndaj tetë personave, të dyshuar për fshehjen e një sulmi të ndodhur brenda ambienteve të kompanisë “ONE”. Shtatë prej tyre janë pjesë e strukturave të sigurisë, si punonjës të brendshëm të kompanisë, ashtu edhe të shoqërisë private të sigurisë “Nazeri 2000”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



