E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BKH zbarkon në banesat e zyrtëve, policia lihet jashtë
Lajme

BKH zbarkon në banesat e zyrtëve, policia lihet jashtë

Si pjesë e hetimit të çështjeve që lidhen me zv/kryeministren Belinda Balluku dhe disa bashkëpunëtorë të saj, Byroja Kombëtare e Hetimit ka kryer 19 kontrolle në dy kompani ndërtimi, si edhe në banesa dhe ambiente pune të punonjësve të Autoritetit të Rrugëve dhe të Korporatës Elektroenergjitike.

Dy kompanitë e ndërtimit janë të njohura për tenderat që kanë fituar pranë këtyre dy institucioneve shtetërore.

Mësohet se aksioni i kontrollit është kryer vetëm nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, pa lejuar përfshirjen e punonjësve të Policisë së Shtetit.

Të paktën në tre kontrolle, të zhvilluara në zona që janë në juridiksionin e Komisariatit numër tre, punonjësit e policisë nuk janë lejuar të marrin pjesë në proces. Në një rast, agjentët e BKH-së kanë lënë një punonjës policie jashtë, në derë, pa e lejuar të marrë pjesë në kontroll.

Kontrollet janë ushtruar në banesat dhe ambientet e punës, por edhe të banimit, të drejtuesve të kompanive ndërtuese. Mes personave që u janë kontrolluar banesat janë edhe familjarë të drejtuesve të kompanive.

Sipas informacioneve, është kontrolluar banesa e Viola Haxhiademi, ish-sekretare e Përgjithshme e Ministrisë së Infrastrukturës dhe aktualisht drejtoreshë e KESH-it; banesa e Gentian Gjyli, ish-drejtor i ARRSH-së, i pandehur dhe në arrest shtëpie; banesa e Erald Elezi, ish-drejtor i KESH-it, i pandehur dhe në arrest shtëpie; si dhe banesat e Sajmir Kuçit, Marsel Hoxhës dhe Jonida Çeços.

Kontrollet janë kryer në kuadër të vijimit të hetimeve për dosjen hetimore, ku zyrtarja më e lartë nën akuzë është zv/kryeministrja Belinda Balluku, për të cilën SPAK ka kërkuar nga Kuvendi heqjen e imunitetit dhe dhënien e autorizimit për heqjen e lirisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.