E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD ‘e vendosur’: Mbështesim Ilir Vrenozin në Big Brother VIP!
Lajme

PD ‘e vendosur’: Mbështesim Ilir Vrenozin në Big Brother VIP!

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka zbuluar se banori i tij i preferuar në sezonin e pestë të “Big Brother VIP” është Ilir Vrenozi, me të cilin thotë se nuk e lidh vetëm politika, por edhe një miqësi personale.

I ftuar në emisionin “Fan Club”, Korreshi u shpreh se e ndjek programin me interes pikërisht për shkak të pranisë së mikut të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ai tregoi me humor se mes tyre ekziston edhe një “ritual” i veçantë jashtë politikës.

“Na bashkojnë ende fasulet. Kur gatuaj fasulet në shtëpi, i çojmë mesazh njëri-tjetrit”, tha deputeti, duke shkaktuar të qeshura në studio.

I pyetur nëse do ta shihte veten ndonjëherë si pjesë të “Big Brother VIP”, Korreshi u shpreh i prerë se kjo do të ishte e pamundur për të, për shkak të jetës aktive që bën jashtë.

“Unë nuk rri dot në izolim. Nga jeta ime aktive, që më duhet të jem vazhdimisht në terren, do ta kisha shumë të vështirë”, u shpreh ai.

Ai shtoi se edhe bashkëjetesa brenda shtëpisë do të ishte sfiduese për të, duke ironizuar formatin: “Të flesh me një vajzë në Big Brother do të thotë të rrish gjithë natën pa gjumë. Më mirë të rri rehat në shtëpinë time”.

Deputeti theksoi se ndjekja e formatit bëhet edhe më interesante kur ke një mik brenda, duke pranuar se është kthyer në një tifoz të hapur të Ilir Vrenozit dhe duke nxitur reagime pozitive nga fansat për raportin e tyre miqësor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.