E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gala për pushtetarët, bidona bosh për qytetarët
Lajme

Gala për pushtetarët, bidona bosh për qytetarët

3 ditë pa ujë në prag të 2026

Gati për të thënë gezuar 2026.

Nëper lagjet e Vlorës në ditën e tretë pa ujë dy tre autobotë rrëshqasin nëpër lagje si nje zgjidhje abstrakte që pretendohet se zgjidh situatën.
Komedi e zezë.
Teatër me durimin e qytetarëve

Zyrtarisht Bashkia e Vlorës e ka gjetur rrugën e komunikimit me qytetarët përmes rrjeteve virtuale. Njofton banoret e lagjeve se ka vendosur ne dispozicion një numër telefoni , mjafton të kërkohet ndihmë dhe autobotët do ofrojnë shërbimin në këto zona. Megjithëse më tej lajnë duart ( pa ujë) duke thënë se në rast mos përgjigjjeje në kohë do kontaktoheni nga grupet e bashkisë.
Pra në dukje premtohet ” uje taksi”, në realitet ujë nuk ka!

Bashkia në fakt gjatë këtyre orëve është tejet e zënë , ka për të organizuar një mbrëmje gala në darkë, ka fotografuar tre punëtore gjithsej që përpiqen të korrigjojnë defektin ne tubacion me rreth e rrotull afro 100 spektatorë, dhjetëra fotografë, dhjetra drejtorë dhe një kryebashkiake të dalë nga grotesku. Sa për të treguar se qyteti është kthyer në një skenë me sytë nga një tub kallcuku, rreth të cilit vërtiten qindra projekte, të paaftë e arrogantë , të votuar e të zgjedhur që nuk i konsiderojnë te drejtat e qytetarit.

Nga një realitet tjetër, ku ka ujë , ka energji, ka transport, ka llogaridhënie, marrje përgjegjësie , mijëra vlonjatë që kanë emigruar mbërrijnë në shtëpi për të festuar me familjen dhe miqtë.
Por si mund të festohet pa ujë?
Si mund të jetohet pa ujë?
Ditët kalojnë, ftohtë, thatësirë dhe një mal me gënjeshtra që qelben e kutërbojnë

Ti hap rubinetin, por nuk nxjerr asnjë pikë.
Do pastrosh, s’ke me cfarë.
Do gatuash s’ke se si. Enë e rroba te palara konkurrojne bredhin e kthehen në pemën e turpit për ata që duhet të japin llogari

Dhe ne qytet ti sheh njerëz që ecin ne dy drejtime. Dhjetra me bidona bosh qëndrojnë në radhë ose janë duke u capitur drejt rrapit te famshëm për të mbushur ujë.

Disa kryesisht drejtorë , funksionarë e pushtetarë lokalë ulen ne kolltukët e kuq për mbrëmjen gala
Kjo është dita e tretë e vlonjatëve pa ujë dhe pikë e nga një pikë ena e tyre mbushet.

Ata mbërrijne në dyert e teatrit ” Petro Marko” dhe me bidona bosh thërrasin ” Ju gala, ne pa la”.. .
Është protestë, proteste për ujë ne prag të vitit te ri që po vjen..

Vlora….❤️

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.