Agron Shehaj fiton gjyqin ndaj Adriatik Lapajt

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të shpallë të pafajshëm deputetin dhe kryetarin e Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, lidhur me akuzën për shpifje, pas padisë së depozituar nga drejtuesi i nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj.

Në arsyetimin e saj, GJKKO vlerëson se deklaratat publike të Shehajt, ku ai pretendonte se Lapaj kishte përfituar fonde nga krimi i organizuar, nuk përmbushin kriteret ligjore për veprën penale të shpifjes, duke mos provuar elementët e nevojshëm të kësaj akuze.

Megjithatë, trupa gjykuese e ka konsideruar pjesërisht të bazuar çështjen, duke e shpallur Shehajn fajtor për veprën penale të fyerjes. Për këtë shkelje, gjykata ka caktuar një dënim administrativ në formën e gjobës prej 300 mijë lekësh.

Në vendim theksohet se, ndonëse nuk ka vend për përgjegjësi penale për shpifje, deklaratat janë cilësuar si cenuese për figurën dhe dinjitetin e Adriatik Lapajt.

Tashmë mbetet e hapur mundësia që vendimi i dhënë nga gjyqtari Erjon Çela të ankimohet nga palët në Apelin e GJKKO-së.

Publikuar nga Publik Media