Dalin detajet, kush po i përdor tashmë mjetet luksoze të Ervis Martinajt
Automjetet luksoze të sekuestruara nga SPAK, që u përkisnin eksponentëve të krimit të organizuar, janë shpërndarë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara dhe aktualisht po përdoren nga institucione të pushtetit qendror dhe vendor.
Mes këtyre mjeteve përfshihen edhe automjete në pronësi të Ervis Martinajt, i njohur si një nga figurat kryesore të lojërave të fatit, i cili rezulton i zhdukur që prej vitit 2022. Sipas burimeve zyrtare, disa prej makinave të tij janë vënë në dispozicion të një bashkie të vogël, për t’u përdorur për nevoja institucionale.
Në një përgjigje zyrtare për media, mësohet se Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara bën me dije se aktualisht ka në administrim 190 pasuri të luajtshme, të përbëra nga automjete, motomjete dhe mjete lundruese.
Gjatë vitit 2025, nga kjo kategori pasurish:
45 mjete janë dhuruar institucioneve shtetërore, me vendim të Komitetit për kalimin e pronësisë pa pagesë;
32 mjete janë dhënë me qira dhe janë vënë në përdorim nga institucione publike;
11 automjete janë kaluar për përdorim pranë Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe SPAK-ut.
Sipas këtij institucioni, përgjatë vitit 2025 janë trajtuar gjithsej 88 mjete, përmes formave të ndryshme të administrimit dhe përdorimit institucional.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



