Video virale! Si iu ndërpre fjala Berishës në mes të Strasburgut
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me ndërprerjen e fjalës së Sali Berishës gjatë një seance ndërkombëtare.
Balla i është referuar një videoje të publikuar nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës në Strasburg, ku ish-kryeministrit dhe aktualisht kreut të Partisë Demokratike i ndërpritet mikrofoni pasi i kishte përfunduar koha e parashikuar për diskutim.
Në reagimin e tij, Balla thekson se Berisha është mësuar me fjalime të gjata dhe pa kufizime kohore në Kuvendin e Shqipërisë, ndërsa në institucionet europiane rregullat janë strikte dhe respektohen pa përjashtim.
“Bufi është mësuar që përroin psiqik ta zbrazë për minuta pafund në foltoren e Kuvendit. Ndërkohë që në Asamblenë Parlamentare apo parlamentet e Europës koha është 1–2 minuta. Shikojeni si ia ndërpret fjalën drejtuesja e seancës. Është koha që këto rregulla t’i kemi edhe në Kuvend. Është e paimagjinueshme në Europë të flitet 10 minuta”, shprehet Balla.
Reagimi i tij vjen në kuadër të debatit për disiplinën dhe respektimin e rregullores parlamentare, duke nënvizuar nevojën që standardet europiane të aplikohen edhe në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



