E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
21 Janari, Artan Hoxha: BKH mund t’i shkojë në zyrë Edi Ramës!
Lajme

21 Janari, Artan Hoxha: BKH mund t’i shkojë në zyrë Edi Ramës!

Vrasja e katër protestuesve më 21 janar 2011 ka ndodhur me urdhër. Ky është qëndrimi i gazetarit Artan Hoxha, i cili pak ditë më parë depozitoi në SPAK një audio-regjistrim që, sipas tij, përbën një provë kyçe për zbardhjen e skenarit të asaj dite dhe identifikimin e personave që dhanë urdhrin për të qëlluar mbi protestuesit.

Hoxha deklaroi se hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit mund të shkojnë edhe në zyrën e kryeministrit Edi Rama për t’i marrë atij deklarime lidhur me ngjarjet e 21 Janarit, në rast se ai nuk paraqitet vetë në SPAK. Sipas gazetarit, kjo do të ishte hera e parë që kreu i qeverisë do të përballej drejtpërdrejt me Prokurorinë e Posaçme për këtë çështje.

Hoxha theksoi se audio-materiali i dorëzuar ka marrë statusin e një prove të rëndësishme dhe se për këtë arsye po kërkohet me ngulm verifikimi i burimit të tij. Ai shtoi në emisionin “Kjo Javë” se kaseta ka ndikuar drejtpërdrejt në rihapjen e çështjes dhe në regjistrimin e saj nga SPAK, edhe pse deri tani nuk ka persona zyrtarisht nën hetim apo të pandehur.

Sipas tij, përmbajtja e regjistrimit dëshmon qartë se vrasjet janë kryer me urdhër dhe se ky urdhër është komunikuar. Megjithatë, Hoxha shprehu skepticizëm për drejtimin që mund të marrë hetimi, duke thënë se me kalimin e kohës shpresa për zbardhjen e plotë të çështjes po zbehet.

Gazetari bëri me dije se shumë persona janë thirrur deri tani nga SPAK për të dhënë shpjegime, ndërsa kryeministri Rama mbetet ende i pathirrur, ndonëse, sipas tij, është në listën e personave që duhet të dëshmojnë. Hoxha tha se ka kërkuar zyrtarisht që Rama të thirret, duke argumentuar arsyet pse një veprim i tillë është i domosdoshëm.

“Fakti që po kërkohet me çdo kusht që të shkohet te burimi, kasetës i është dhënë statusi i një prove shumë të rëndësishme ndaj po luhet me pjesën e burimit.

Mendoj që ky material e ka bërë pjesë e tij, ka rihapur çështjen e ka bërë SPAK të regjistrojë çështjen edhe pse s’kemi ende persona të marrë nën hetim apo të pandehur.

Kaseta tregon se vrasjet atë ditë janë bërë me urdhër dhe është komunikuar.

Deri tani vetëm Rama nuk është thirrur nga SPAK por sa më shumë kalon koha aq më shumë më është shuar shpresa që do të marrë drejtim kjo çështje.

Janë thirrur shumë personazhe dhe ai është në listë për t’u thirrur, dhe unë kam kërkuar të thirret, e kam shpjeguar edhe pse duhet të thirret me argumente.

Unë mendoj që kjo është çështja e parë që Rama do të shkojë në SPAK të dëshmojë, ose agjentët e BKH duhet t’i shkojnë në zyrë t’i marrin deklarimet”, u shpreh Hoxha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.