Gazetarja Jonida Shehu merr postin e rëndësishëm nga Edi Rama
Gazetarja e njohur Jonida Shehu ka nisur një etapë të re në karrierën e saj profesionale.
Pas një përvoje të gjatë në media, si gazetare dhe moderatore, Shehu është emëruar këshilltare për mediat në Kryeministri.
Emërimi i saj u bë publik këtë të hënë gjatë mbledhjes së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, e zhvilluar në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.
Mbledhja nisi në orën 11:15 dhe njoftimi u bë nga kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla, i cili prezantoi zyrtarisht rolin e ri të Jonida Shehut në strukturat e komunikimit të Kryeministrisë.
Ky hap shënon kalimin e saj nga media në administratën publike, në një funksion kyç që lidhet me menaxhimin e marrëdhënieve me mediat dhe komunikimin institucional.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



