E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Eurodeputeti ‘zbarkon’ në zyrën e Berishës në selinë e PD-së
Lajme

Eurodeputeti ‘zbarkon’ në zyrën e Berishës në selinë e PD-së

Eurodeputeti Michael Gahler është takuar me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, në selinë blu në Tiranë.

Në pamjet e publikuara nga takimi, diplomati europian shihet i shoqëruar nga deputetja demokrate Jorida Tabaku, e cila ka qenë pjesë e diskutimeve me delegacionin e Parlamentit Europian.

Gahler është pjesë e delegacionit të jashtëm të Parlamenti Europian që po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri, ku gjatë qëndrimit në Tiranë janë zhvilluar një sërë takimesh me përfaqësues të politikës shqiptare dhe institucioneve.

Vizita e delegacionit europian ka marrë vëmendje të shtuar edhe për shkak të deklaratës së bërë më herët nga kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Europian, David McAllister, i cili në një konferencë për mediat tha se nuk do të zhvillonte takim me Berishën për shkak të axhendës së tij dhe largimit të menjëhershëm drejt aeroportit.

“U takova me Bardhin, Tabakun dhe Vokshin, por nuk do të takohem me Berishën sepse do të iki në aeroport.”, u shpreh McAllister.

Takimi i Gahler me Berishën vjen në kuadër të kontakteve që delegacioni i Parlamentit Europian po zhvillon me aktorët kryesorë politikë në vend gjatë kësaj vizite zyrtare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.