Ndër provat e sekuestruara janë kompjutera servera dhe dokumenta të ndryshme.
Pas sekuestrove shoqeritë tregtare kanë kërkuar kthimin e tyre në gjykatë
Ndërsa janë sekuestruar edhe prova materiale në spitalin Evita si dhe në rrjetin e Laboratoreve Cambridge.

Ndërkohë kërkesë penale për kthim sendesh të sekuestruara ka bërë edhe kompania Pegasus e biznesmenit Janis Karathanos. Kjo seancë do të mbahet këtë të enjte ora 13.30.

Ky hetim në Spak ndiqet nga shefja e seksionit kundër korrupsionit, Prokurore Dorina Bejko.
Do të jetë gjyqtarja Elsa Ulliri e cila do të shprehet me vendim për këto kërkesa penale. Në rast të pranimit sendet e sekuestruara do të kthehen ndërsa në rast të rrëzimit të kërkesave si prova ato do ti mbeten spak për të vijuar hetimet



