E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shembje dhe çarje rruge, dëmtohet aksi Grekan–Shelg në Belsh
Lajme

Shembje dhe çarje rruge, dëmtohet aksi Grekan–Shelg në Belsh

Reshjet intensive të ditëve të fundit kanë lënë pas pasoja të dukshme në infrastrukturën rrugore në zonën e Belshit. Në aksin Grekan–Shelg janë konstatuar shembje dhe çarje të thella në trupin e rrugës, duke rritur ndjeshëm rrezikun për qarkullimin e mjeteve dhe për sigurinë e banorëve.

Sipas vëzhgimeve në terren, dëmtimet po avancojnë gradualisht, çka tregon dobësim të strukturës mbajtëse. Në disa segmente janë krijuar rrëshqitje anësore dhe çarje të thelluara, duke e bërë kalimin të pasigurt dhe duke shtuar frikën për një degradim të mëtejshëm.

Banorët paralajmërojnë se nëse situata përkeqësohet, disa fshatra të zonës mund të mbeten të izoluar. Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme për stabilizimin e trupit të rrugës, forcimin e bazamentit dhe marrjen e masave parandaluese për të shmangur një shembje të plotë të segmentit të dëmtuar.

Aksi Grekan–Shelg, që lidh Bashkinë Belsh me Bashkinë Cërrik, u ndërtua me financim të Fondit Shqiptar të Zhvillimit. Punimet nisën në vitin 2019 dhe përfunduan në nëntor 2023, ndërsa aktualisht segmenti përballet me dëmtime serioze pas reshjeve të fundit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.