Pas shembjes së një segmenti në aksin rrugor Librazhd‑Prrenjas, që solli bllokimin e qarkullimit për automjetet, është gjetur një zgjidhje e përkohshme për rikthimin e lëvizjes në këtë zonë.
Sipas njoftimit të Autoriteti Rrugor Shqiptar, rruga alternative e ndërtuar për të lidhur dy krahët e segmentit do të hapet nesër në orën 12:00.
Autoritetet bëjnë me dije se kalimi do të jetë i mundur për të gjitha kategoritë e mjeteve, duke përfshirë automjetet e vogla, mjetet e transportit të qytetarëve dhe kamionët.
Ndërhyrja është realizuar për të rikthyer sa më shpejt qarkullimin në këtë aks të rëndësishëm, i cili lidh disa zona të rëndësishme të qarkut dhe shërben si një nga rrugët kryesore të lëvizjes në lindje të Shqipërisë.







