Degjeneron debati Rogert-Selin: Me sa burra përnjëherë bën seks
Një debat i tensionuar ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku përplasja mes banorëve ka kaluar në akuza dhe komente personale.
Gjithçka nisi kur Rogert Tahiri iu drejtua Greta Hoxha me një koment provokues, duke i thënë se “vdes për seks”, pas një reagimi që ajo kishte bërë ndaj Juela Meçani.
Kjo deklaratë ka shkaktuar menjëherë reagimin e Selin Gjoka, e cila e sfidoi Rogertin duke e pyetur për jetën e tij seksuale. Banori u përgjigj se me bashkëshorten e tij kryen marrëdhënie sa herë dëshiron, ndërsa më pas e pyeti Selin me sa burra kryen ajo marrëdhënie.
Debati u përshkallëzua edhe më shumë, ndërsa Selin e kritikoi Rogertin se po e vendoste bashkëshorten e tij në siklet duke ndarë publikisht detaje private.
Pjesë nga debati
Greta: O njeri, a je në terezi? Ty duhet të të kthej përgjigje për këto tema?
Rogerti: Po apo jo?
Greta: Nuk ka shanse të kthej unë përgjigje.
Rogerti: Pse e sheh Selin? Rri pra urt dhe në terezinë tënde, mos i thuaj Juelës ku e fut dorën.
Greta: Është e turpshme, shih si qesh, injorante komplet.
Selin: Ti vdes për seks, na trego dhe ti për jetën tënde seksuale.
Rogerti: Unë me gruan time bëj seks sa herë të dua.
Selin: A të lumtë.
Rogerti: Ti me kë bën seks?
Selin: Përshëndesim gruan që Rogerti dha informacione kaq private. E vendos gruan në siklet duke dhënë informacione private.
Rogerti: Ti na thuaj me sa burra bën seks.
Selin: Me sa burra përnjëherësh? Do ta dish? Të kthen përgjigje Juela.
Përplasja mes banorëve ka ngjallur reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, ku ndjekësit e reality show-t kanë komentuar gjuhën e përdorur dhe tensionin e krijuar gjatë debatit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



