Dafina Zeqiri emocionon fansat dhe zbulon gjininë e bebit
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka ndarë me ndjekësit një moment shumë të veçantë nga jeta e saj personale, duke konfirmuar gjininë e foshnjës që po pret. Përmes disa postimeve në rrjetet sociale, artistja bëri të ditur se ajo dhe bashkëshorti i saj, Kreshnik Gjergji, do të bëhen prindër të një djali.
Në foton e publikuara, djali i tyre i parë, Daskani, shfaqet pranë një tullumbaceje blu me mbishkrimin “It’s a Boy”, duke dhënë kështu konfirmimin e ëmbël për ardhjen në jetë të një tjetër djali në familje.

Ky lajm vjen vetëm pak javë pasi Dafina surprizoi publikun gjatë një koncerti në Tiranë, ku zbuloi për herë të parë se ishte në pritje të fëmijës së saj të dytë. Njoftimi u prit me shumë entuziazëm nga fansat, të cilët vazhdojnë ta mbështesin dhe ta urojnë për këtë kapitull të ri në jetën e saj.
Për çiftin, ky është një moment i dytë i rëndësishëm familjar brenda një periudhe të shkurtër, pasi ende nuk është bërë një vit nga lindja e djalit të tyre të parë. Tashmë, vogëlushi Daskani pritet të marrë një rol të ri në familje, atë të vëllait të madh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



