E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zëri i mekur i ndërkombëtarëve…”too little, too late”!
Lajme

Zëri i mekur i ndërkombëtarëve…”too little, too late”!

Nga Iva V Grillo

Tani qe letrat jane hapur plotesisht dhe eshte bere e qarte si drita e diellit se cila eshte filozofia qeverisese e nje bashibozuku politik si Rama, dy te verteta te hidhura shkelqejne qe larg.

E verteta e pare e hidhur eshte qe integrimi i Shqiperise ne BE nepermjet standarteve, jo vetem qe nuk ka qene ndonjehere synim i Rames, por ne fakt eshte perdorur paturpesisht si nje gjethe fiku per te krijuar mbrojtje per zhvatjen e vendit e krimet e bera nder vite.

Dhe ketu vijme tek e verteta tjeter, po aq e hidhur, qe mberritjen e bashibozukut Rama ne kete pike pa kthim, e ka bere te mundur pervec te tjerash edhe mbeshtja direkte dhe indirekte qe ka marre nga faktori nderkombetar, i cili here me veprimet e here me mos-veprimet e veta ka bere te mundur krijimin e kesaj monstre politike tashme te dale komplet nga kontrolli.

Reagimet e sotme te perfaqesuesve te komunitetit nderkombetar, sado te ethshme e nevrike te duken, jane shume te vonuara.

Askush nuk pret qe faktori nderkombetar të beje betejat qe duhet te bejne vete qytetaret shqiptare, aspak… por ama as qe shqiptaret te mbajne ne qafe gure shtese qe i jane varur nga mbeshtetja pa kushte qe burokracia nderkombetare i ka bere prej vitesh regjimit te nje kllouni.

Ne anglisht ka nje shprehje: “too little…too late”- “shume pak…shume vone”, qe do te thote se kur reagimi eshte jo adekuat dhe i vonuar atehere ai nuk ka vlere… sepse çdo autoritet si hierarkik ashtu edhe moral kthehet ne nje dordolec kur lejon qe para syve te vet te shkelen te gjitha vijat e kuqe, ne menyre te perseritur dhe te paturpshme…

Ndaj zeri i burokracise nderkombetare sot vjen i mekur… i vonuar… e fatkeqesisht i shoqeruar me nje fature marramendase per demokracine, institucionet e shoqerine shqiptare.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.