Etika përjashton Gazment Bardhin dhe Klevis Balliun për 60 ditë
Komisioni i Etikës ka vendosur përjashtimin për 60 ditë nga punimet e Kuvendit të deputetëve të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Klevis Balliu.
Masa disiplinore është marrë pas incidenteve të regjistruara në Parlament gjatë seancës ku u zhvillua votimi për reformën territoriale.
Përplasjet dhe tensionet shoqëruan diskutimet dhe procesin e miratimit të ndryshimeve në ndarjen administrativo-territoriale të vendit.
Vendimi i Komisionit të Etikës parashikon një periudhë përjashtimi prej dy muajsh për të dy deputetët demokratë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



