Dyshohet se shiti ndeshjen, Flamurtari përjashton kapitenin e ekipit
Një zhvillim i bujshëm ka tronditur ambientin e ekipit të Flamurtarit të Vlorës pas humbjes ndaj Bylisit.
Presidenti i klubit vlonjat, Sinan Idrizi, ka marrë vendimin drastik për të përjashtuar kapitenin e skuadrës, Lorenc Trashi, menjëherë pas përfundimit të takimit.
Burime pranë klubit bëjnë me dije se shkak është bërë penalltia e shkaktuar nga Trashi në minutën e 97-të, një episod që dyshohet se mund të ketë qenë i qëllimshëm nga ana e futbollistit dhe që në fund rezultoi vendimtar për humbjen e skuadrës bregdetare.
Ky moment ka shkaktuar reagime të forta jo vetëm brenda klubit, por edhe te tifozët, të cilët kanë protestuar pranë stadiumit Flamurtari pas përfundimit të ndeshjes.
Vendimi i Sinan Idrizi vjen në një klimë të tensionuar, ndërsa humbja dhe mënyra si erdhi ajo duket se nuk është kapërdirë lehtë në kampin vlonjat.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



