Shpërthen kaosi dhe dhuna në ndeshjen Flamurtari-Teuta
Tifozët ‘zaptojnë’ fushën dhe përplasen me lojtarët
Një incident i rëndë tronditi ndeshjen mes Flamurtarit dhe Teutës në minutën e 69-të të takimit.
Situata doli jashtë kontrollit kur një pjesë e tifozëve vendas kapërcyen rrethimin e brendshëm të stadiumit dhe hynë në fushën e lojës, duke u përfshirë në përplasje me lojtarët e ekipit kundërshtar.
Për shkak të tensioneve, arbitri u detyrua të ndërpresë menjëherë ndeshjen, ndërsa në stadium u angazhuan edhe forcat e rendit për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe për të rikthyer qetësinë.
Shihni pamjet nga momentet e tensionuara të incidentit:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



