E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shqipëria në provën historike në Varshavë, drejt Botërorit
Lajme

Shqipëria në provën historike në Varshavë, drejt Botërorit

Sot në orën 20:45, Shqipëria luan një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e saj futbollistike, duke u përballur me Poloninë në gjysmëfinalen e “Play-Off”-it për Botërorin. Sfida zhvillohet në stadiumin “PGE Narodowy” të Varshavës, ku kuqezinjtë synojnë të hedhin një hap vendimtar drejt eventit më të madh të futbollit botëror.

Për herë të parë, kombëtarja shqiptare ndodhet kaq pranë realizimit të një objektivi historik, me shanse reale për të siguruar pjesëmarrjen në Kupën e Botës. Përballë do të ketë një kundërshtar të fortë dhe të konsoliduar si Polonia, por Shqipëria ka dëshmuar se di të surprizojë në momente kyçe.

Fitorja 0-1 në Leskovc ndaj Serbisë mbetet një nga rezultatet më domethënëse që ka mbajtur gjallë ëndrrën kuqezi. Tashmë, për ta çuar më tej këtë rrugëtim, skuadra shqiptare duhet të përsërisë një paraqitje të atij niveli, këtë herë në një ambient shumë më sfidues si Varshava.

Stadiumi me kapacitet 58,580 vende pritet të jetë i mbushur pothuajse plotësisht nga tifozët vendas, ndërsa Shqipëria ka pasur në dispozicion vetëm 5% të biletave, të cilat u shitën brenda pak orësh.

Në rast barazimi në kohën e rregullt, ndeshja do të shkojë në shtesa dhe, nëse është e nevojshme, do të vendoset nga goditjet e penalltive.

Sa i përket kushteve atmosferike, pritet një mbrëmje e ftohtë, me temperatura rreth 7 gradë Celsius dhe pa reshje shiu, çka konsiderohet e favorshme për zhvillimin normal të ndeshjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.