E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Manjani ironizon klimën politike: “Zhurma në klasë rrëzoi qeverinë”
Flash

Manjani ironizon klimën politike: “Zhurma në klasë rrëzoi qeverinë”

Avokati Ylli Manjani ka publikuar një panoramë politike me tone të forta sarkastike, duke ironizuar zhvillimet e fundit brenda mazhorancës. Në një status të shpërndarë në rrjetet sociale, ai përdor metafora dhe humor për të komentuar tensionet dhe debatet politike. Sipas tij, situata është kthyer në një “klasë mësimi”, ku zhurmat dhe përplasjet po interpretohen si shenja krize. Manjani tallet me idenë e rrëzimit të qeverisë dhe me skenarët për qeveri teknike. Në të njëjtën kohë, ai ironizon edhe reagimet e mediave dhe zhvillimet në institucionet e drejtësisë.

Panoramë politike në weekend

Ylli Manjani

Elisa ka bërë zhurmë në orë të mësimit dmth.

-Mos qesh!

-Urdho?!

-Kërko falje!

-Do të nxjerr jashtë!

Hahahahahahahahahahahaha

Me këtë zhurmë në orën e mësimit plasi në PS, dmth. Do bjerë qeveria. Iku. Atë që se bëro Sajmiri, Iliri, Arbeni, Erioni, Belinda etj, e bëri Elisa me zhurmën në orën e mësimit…

Tani fillojnë bisedimet për qeveri teknike. Pëllump Pilinçi gati të marrë qeverinë tranzitore. Evi do marrë PD. Salianji në vetadministrim.

Rama dhe Berisha do ulin numrin e deputetëve nga inati i Elisës. Qorri sherr me Shehjan. Lapaj me leje të zakonshme. Të ulet numri i deputetëve!

Mediat gati titujt bombastikë. Muhamedi shpallet burim ekskluziv lajmi.

SPAK dhe Klodiana thellojnë hetimet për Belindën te telefonat e dynjasë.

Naftës iu bë nafta.

Hajt nja’tjeta!

Të dielë të mbarë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.