Grupi iranian “Homeland Justice” sulmon Gjykatën e Lartë
Një sulm kibernetik dyshohet se ka vënë në shënjestër sistemet e Gjykatës së Lartë, duke ngritur shqetësime mbi sigurinë e infrastrukturës digjitale në institucionet e drejtësisë.
Përgjegjësinë për ndërhyrjen e ka marrë grupi Homeland Justice. Në një mesazh të publikuar online, ata pretendojnë se kanë depërtuar në rrjetet e sistemit gjyqësor dhe kanë siguruar të dhëna dhe dokumente që lidhen me funksionimin e brendshëm të institucioneve.
Megjithatë, deri në këto momente nuk ka një konfirmim zyrtar nga autoritetet shqiptare lidhur me përmasat e sulmit apo nëse janë komprometuar të dhëna sensitive.
Institucionet përgjegjëse për sigurinë kibernetike pritet të kryejnë verifikimet përkatëse për të konfirmuar autenticitetin e pretendimeve dhe për të vlerësuar ndikimin e mundshëm në sistemet shtetërore.
Ngjarja rikthen në vëmendje rëndësinë e mbrojtjes së infrastrukturës kritike digjitale dhe nevojën për masa të shtuara sigurie në institucionet publike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



