Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka rrëzuar kërkesën e biznesmenit Ermal Kurtulaj për ndryshimin e masës së sigurisë.
Kurtulaj kishte kërkuar lirimin kundrejt një garancie pasurore, duke synuar një masë më të butë se “arrest me burg”, por kërkesa e tij nuk u pranua nga gjykata.
Ai ndodhet në paraburgim që prej 4 korrikut 2024, pasi u arrestua me urdhër të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në kuadër të hetimeve për abuzime me fondet e Bashkimit Europian në programin SASPAC.
Biznesmeni akuzohet për disa vepra penale, përfshirë korrupsion pasiv, shkelje të procedurave të tenderimit, falsifikim dokumentesh dhe mashtrim me pasoja, si dhe mashtrim në bashkëpunim.







