E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kaos në Tunelin e Llogarasë, radha kilometrike irriton qytetarët
Lajme

Kaos në Tunelin e Llogarasë, radha kilometrike irriton qytetarët

Qarkullimi në Tunelin e Llogarasë po shndërrohet gjithnjë e më shumë në një sfidë për drejtuesit e automjeteve, të cilët përballen çdo ditë me pritje të gjata dhe radhë të stërzgjatura, sidomos në dalje të tij.

Sipas dëshmive të qytetarëve, situata rëndohet për shkak të kapaciteteve të kufizuara në shërbim, ku operon vetëm një sportel, duke shkaktuar grumbullim të madh mjetesh dhe vonesa që arrijnë deri në disa orë. Në vend që të shërbejë si një zgjidhje për lehtësimin e trafikut, tuneli po kthehet në një pikë problematike për qarkullimin.

Shumë drejtues shprehen të irrituar nga kjo situatë e përsëritur, duke theksuar se pas angazhimeve të përditshme përballen me një tjetër lodhje në rrugë, pa pasur një zgjidhje konkrete në horizont. Për ta, pritjet e gjata janë kthyer në një shqetësim të vazhdueshëm që ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e udhëtimit.

Qytetarët kërkojnë masa të menjëhershme për të përmirësuar organizimin e trafikut në këtë segment, duke sugjeruar shtimin e sporteleve apo aplikimin e alternativave të tjera që mund të shmangin bllokimet dhe të normalizojnë qarkullimin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.