E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Telefonata alarmon policinë e Vlorës: Hajde se kam vrarë mamanë
Lajme

Telefonata alarmon policinë e Vlorës: Hajde se kam vrarë mamanë

Një incident i pazakontë ka krijuar alarm në zonën e Skelës në Vlorë, pranë hyrjes së Lungomares, pas një telefonate shqetësuese drejtuar policisë.

Një i ri ka kontaktuar sallën operative duke deklaruar: “Hajdeni se kam vrarë mamanë!”, çka ka sjellë reagim të menjëhershëm nga strukturat e rendit. Forcat e policisë kanë mbërritur me shpejtësi në vendngjarje, duke rrethuar zonën dhe duke zhvilluar kontrolle të detajuara për të verifikuar situatën.

Megjithatë, pas ndërhyrjes në terren, rezultoi se nuk kishte asnjë ngjarje kriminale. Telefonata ishte një alarm i rremë, i sajuar nga i riu si pjesë e një “shakaje” në kuadër të 1 Prillit.

Ngjarja ka nxitur reagime të shumta, duke rikthyer në vëmendje problematikën e përdorimit të shërbimeve emergjente për qëllime jo serioze dhe rrezikun që këto alarme të rreme mund të sjellin në situata reale.

Ndërkohë, në rrjetet sociale nuk kanë munguar as komentet me nota humori nga qytetarët vlonjatë, të cilët e kanë lidhur episodin me referenca ironike, përfshirë edhe përmendjen e drejtoreshës së Spitalit Psikiatrik në Vlorë, Elpiniqi Mërkuri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.