E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Spiropali ‘u bë kurban’ nga Balluku, Rama i pandehur brenda vitit 2026”
Lajme

“Spiropali ‘u bë kurban’ nga Balluku, Rama i pandehur brenda vitit 2026”

Deklaratat e forta nga analisti Basir Çollaku

Analisti Basir Çollaku ka bërë deklarata të forta lidhur me zhvillimet politike në vend, ku u ndal veçanërisht te kryeministri Edi Rama dhe raportet e tij me ndërkombëtarët.

Sipas Çollakut, situata politike pritet të marrë një tjetër drejtim në të ardhmen e afërt, ndërsa ai shprehu bindjen se brenda vitit 2026, Rama mund të përballet me drejtësinë në cilësinë e të pandehurit. Ai shtoi gjithashtu se, sipas tij, kryeministri nuk gëzon më të njëjtin mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë, për shkak të qëndrimeve ndaj zbatimit të ligjit dhe funksionimit të drejtësisë.

“Nëse të majtët e duan PS, ata duhet të ja marrin rilindjes dhe të ja kthejnë PS. Edhe zoti Braçe është pjesë e saj. Kemi parë edhe zonja Spiropali, kurbanizimi i saj për shkak të kryeministres Balluku. Sepse ajo është kryeministre, emëroi drejtorin e burgjeve ministrat, ajo po emëron Rama po bindet. Kam parë zotin Bushati që kishte një qëndrim ndryshe nga zoti Rama. Pra Rama është ai që nuk kërkon anëtarësimin në BE. Kërkon të jetë pa të tjera detyrime që ka një anëtar në BE. Unë them që do kemi dhe emra të tjerë. Nëse shkohet për zgjedhjet në bashkinë e Tiranës, sepse unë jam i bindur që brenda 2026 Rama do jetë person i pandehur. 80 aparaturat e sekuestruara nga struktura e Posaçme të vartësve të Ballukut, kur të bëhet ekspertiza dhe aty çfarë ka? Shtoj edhe qëndrimin e ambasadës amerikane ditën e premte, që për herë të 20 që nga gushti, thekson agjendën e presidentit Trump, luftë ndaj narko-karteleve, pra flitet për narko-terroristë”, tha më tej ai gjatë një interviste në News24.

Deklaratat e tij pritet të nxisin reagime në skenën politike, ndërsa çështjet që lidhen me drejtësinë, integrimin dhe raportet me partnerët ndërkombëtarë vijojnë të mbeten në qendër të debatit publik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.