Rogerti i nxjerr ‘të palarat’ Monikës, i zbulon publikisht ‘sekretin’
Banori i nxjerr live xhaketat e Ilir Metës
Një moment i pazakontë dhe me nota humori është regjistruar gjatë spektaklit të “Big Brother VIP Albania”, ku Monika Kryemadhi u bë pjesë e një shakaje të organizuar me rastin e 1 Prillit.
Rogerti iu drejtua asaj duke pretenduar se njiheshin që para hyrjes në shtëpi dhe se kishin pasur një marrëveshje për ta mbështetur si opinioniste gjatë formatit. Për ta bërë historinë më bindëse, ai solli edhe disa xhaketa, duke e pyetur nëse i kujtonin diçka.
“A të kujtojnë gjë këto xhaketa?”, e pyeti Rogerti.
Monika Kryemadhi iu përgjigj duke e lidhur situatën me ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta:
“Po, më kujtojnë babanë e fëmijë të mi. Iliri kur u dobësua xhaketat e tij ia dha xhaxhait të Rogertit. Ai është i lidhur me Ilir Metën jo me mua, se xhaketën e tij ka veshur”, tha ajo.
Më pas u bë e qartë se gjithçka ishte një shaka e organizuar për 1 Prillin, ndërsa Kryemadhi e priti me sportivitet situatën, duke reaguar me humor:
“Shumë mirë që ndodhi, se kisha ca ditë pa e përmendur emrin e Ilirit.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



