Prostitucion në qendrën fizioterapeutike,, arrestohet 40-vjeçarja

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Një ambient i përshtatur për ushtrimin e prostitucionit është zbuluar në Tiranë, pas një hetimi të zgjatur rreth tre muaj nga strukturat e policisë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Si rezultat i operacionit, është arrestuar në flagrancë shtetasja me inicialet B. G., 40 vjeçe, e dyshuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Ndërkohë, një grua tjetër, 41 vjeçe, është proceduar penalisht në gjendje të lirë për veprën “Prostitucioni”.

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni është zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, të cilat, pas hetimeve të kryera, kanë konstatuar se në një subjekt që paraqitej si qendër fizioterapie, në rrugën “Ismail Qemali”, zhvillohej aktivitet i paligjshëm.

Ambienti rezultonte në pronësi të 40-vjeçares së arrestuar dhe, sipas policisë, përdorej për shfrytëzimin e një gruaje për qëllime prostitucioni.

Gjatë kontrollit, autoritetet sekuestruan edhe një shumë parash që dyshohet se ishte përfituar nga kjo veprimtari e kundërligjshme.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve dhe ndjekjen e mëtejshme të çështjes.

Publikuar nga Publik Media