Digjet Rossmann&Lala në Tiranë, tymi mbulon zonën (VIDEO)

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Një zjarr i fuqishëm ka shpërthyer në një prej zonave më të frekuentuara të Tiranë, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe kalimtarëve. Flakët kanë përfshirë dyqanin Rossmann & Lala, i pozicionuar në zonën e njohur si “9-katëshet”.

Sipas pamjeve të publikuara, zjarri është përhapur me shpejtësi, duke dalë jashtë kontrollit fillestar dhe duke prekur edhe disa apartamente në pallatin ku ndodhet biznesi. Tym i dendur dhe flakë të mëdha janë parë të dalin nga kati përdhe drejt kateve të sipërme, duke rrezikuar seriozisht banorët.

Ngjarja ka krijuar momente paniku, ndërsa qytetarët janë larguar me shpejtësi nga zona për të shmangur rrezikun. Deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar për persona të lënduar, ndërkohë që pritet reagimi i autoriteteve për të sqaruar shkaqet e zjarrit.

Forcat zjarrfikëse janë angazhuar për neutralizimin e flakëve dhe izolimin e tyre, me qëllim shmangien e përhapjes së mëtejshme në ndërtesat përreth.

Publikuar nga Publik Media