Mbi 1 mlion makina lëvizin në rrugët e Shqipërisë

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Trafiku rëndohet, shqiptarët blejnë më shumë pavarësisht çmimeve të larta

Trafiku në Shqipëri vijon të përkeqësohet, ndërsa blerja e automjeteve po shënon rekorde të reja, pavarësisht rritjes së fortë të çmimeve të karburanteve.

Sipas Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, në mars u regjistruan për herë të parë 7,891 mjete, 15% më shumë se një vit më parë – niveli më i lartë historik për këtë muaj.

Për gjithë tremujorin e parë, në rrugët e vendit janë shtuar rreth 22 mijë automjete të reja, me rritje 8.4% në bazë vjetore. Numri total i mjeteve aktive ka arritur në rreth 1.07 milionë, nga të cilat 860 mijë janë autovetura.

Rritja vjen në një kohë kur karburantet janë shtrenjtuar ndjeshëm: nafta ka kaluar 220 lekë/litër, benzina ka arritur 181 lekë, ndërsa gazi deri në 75 lekë/litër.

Dominimi i mjeteve me djegie mbetet i fortë, me 87% të regjistrimeve të reja me naftë, benzinë ose gaz. Ndërkohë, makinat elektrike po rriten me ritme të shpejta: 2,964 mjete elektrike u regjistruan në janar–mars, trefish më shumë se një vit më parë, me markat kineze që kryesojnë.

Në origjinë, Koreja e Jugut mbetet furnizuesi kryesor me 24% të mjeteve, e ndjekur nga Kina me 18% dhe Gjermania me 12.9%.

Rritja e shpejtë e numrit të mjeteve, pa zhvillim proporcional të infrastrukturës, po e shtyn trafikun drejt kolapsit në qytetet kryesore.

Publikuar nga Publik Media