Një incident i rëndë me armë zjarri është regjistruar pranë ndërtesës ku ndodhet konsullata izraelite në Stamboll, duke lënë pas dy persona të vdekur dhe dy efektivë policie të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, të shtënat kanë ndodhur në afërsi të zonës së sigurisë së lartë, ku prania e forcave të armatosura është e përhershme.
Nga zhvillimet e fundit mësohet se dy prej personave të dyshuar janë neutralizuar, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Një person është parë i shtrirë në tokë i mbuluar me gjak, çka tregon për ashpërsinë e përplasjes.
Pas ngjarjes, forcat e policisë kanë rrethuar zonën dhe kanë shtuar ndjeshëm masat e sigurisë.
Ndërkohë, ministri i Drejtësisë Yılmaz Tunç Gürlek ka bërë me dije se Zyra e Kryeprokurorit Publik ka nisur një hetim të plotë për zbardhjen e rrethanave të incidentit dhe identifikimin e përgjegjësve.
Autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar motivet dhe dinamikën e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur zonën.







