E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kaosi te Kuvendi, pesë policë përfundojnë te Trauma (EMRAT)
Lajme

Kaosi te Kuvendi, pesë policë përfundojnë te Trauma (EMRAT)

Protesta e zhvilluar këtë të enjte para godinës së Parlamentit është shoqëruar me tensione të forta dhe përplasje mes qytetarëve dhe forcave të rendit. Situata është përshkallëzuar në disa momente, duke sjellë edhe të lënduar nga radhët e policisë.

Si pasojë e incidenteve, pesë efektivë kanë mbetur të plagosur gjatë ndërhyrjes për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në zonën përreth Kuvendit. Të lënduarit janë transportuar drejt Spitalit të Traumës, ku kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Tre prej tyre i përkasin Komisariatit Nr. 3, ndërsa dy të tjerët janë pjesë e Njësisë Speciale “Shqiponja”. Mes të plagosurve janë Qazim Haxhaj dhe Baki Kullolli, të cilët kanë pësuar dëmtime në kokë, si dhe Zaudin Torba, i lënduar në këmbë.

Nga përplasjet nuk ka shpëtuar as drejtuesi i Njësisë “Shqiponja” në Durrës, Arjan Cali, i cili ka marrë dëmtime në kokë, ndërsa efektivi Kreshnik Aliaj nga “Shqiponjat” e Tiranës ka pësuar dëmtim në dorë.

Sipas të dhënave paraprake, plagosjet kanë ndodhur gjatë konfrontimeve direkte me protestuesit, ndërkohë që situata në terren ka mbetur e tensionuar edhe pas përfundimit të incidenteve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.