Gazetarja Klodiana Lala e shqetësuar për Endri Meksin!

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Klodiana Lala kërkon hetim për pretendimet e Endri Meksit, debati kalon nga studio në institucionet e drejtësisë

Dosje rozë – Publik.al

Gazetarja Klodiana Lala ka kërkuar që institucionet e drejtësisë të trajtojnë me seriozitet pretendimet e pronarit të MCN TV, Endri Meksi, lidhur me kërcënimet që ai thotë se ka marrë pas një konflikti personal të bërë publik prej tij në ekranin e televizionit që zotëron.

Pak ditë më parë, Meksi deklaroi publikisht se një marrëdhënie personale me një punonjëse të MCN-së kishte marrë fund pas tre vitesh, duke shtuar se pas kësaj ndarjeje ai ishte përballur me kërcënime. Në të njëjtën dalje publike, ai pranoi gjithashtu se ishte ndarë edhe nga bashkëshortja dhe se kishte fjetur në ambientet e televizionit, deklarata që shkaktuan reagime të shumta në opinionin publik.

E ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Lala theksoi se kallëzimi penal i bërë nga Meksi nuk duhet relativizuar dhe se organet ligjzbatuese duhet të veprojnë menjëherë për të verifikuar rrethanat. Sipas saj, është e domosdoshme marrja në pyetje e personave të përfshirë, administrimi i pamjeve filmike dhe verifikimi i komunikimeve telefonike.

Në të njëjtin panel, ish-prokurori Eugen Beci kujtoi se Prokuroria ka 15 ditë afat për të verifikuar nëse ekziston vepër penale, duke theksuar se sa më shpejt të kryhen hetimet, aq më objektive do të jenë provat. Ndërsa analisti Ylli Rakipi u shpreh se publiku pret një përgjigje të qartë nga policia dhe prokuroria.

Diskutimet në studio

Klodiana Lala: Meksi ka bërë një kallëzim penal në polici dhe më pas në Prokurori. Ka pretenduar për kërcenim të mundshëm ndaj tij në ambientet e televizionit, ku ushtrojnë aktivitetin gazetarë dhe profesionisë. Heshtja e institucioneve është shqetësuese. Duhet që institucionet e drejtësisë ta marrin seriozisht. Duhet reagim i shpejtë institutional, marrja në pyetje e personave, marrja dhe sekuestrimi i pamjeve, kqyrja e qelizave telefonike. Heshtja institucionale nuk duhet të jetë një opsion. Shpesh i relativizojmë rastet.

Eugen Beci: Kur paraqitet një kallëzim penal, Prokuroria ka 15 ditë afat të verifikojë a ka vepër penale. Sa më shpejt të kryhen verifikimet aq më të mira dhe objektive gjenden provat.

Ylli Rakipi: Presim që Prokuroria dhe policia ta hetojnë dhe të kthejnë një përgjigje.

Eugen Beci: Nëse është një person që ka një media në dorë, një status dhe rol në shoqëri dhe zvarritet, medo çfarë heqin qytetarët e thjeshtë.

Preç Zogaj: Sidomos kur është një kallëzim për kërcënim.

Ngjarja ka marrë vëmendje të madhe jo vetëm për shkak të profilit publik të protagonistit, por edhe për faktin se deklaratat personale të Meksit janë bërë nga vetë ekrani i televizionit të tij, duke e kthyer një histori private në debat publik me jehonë mediatike.

Publikuar nga Publik Media