“Tezja, që as nuk meriton t’i them ashtu, pse nuk foli direkt në polici?”
Pak ditë pas deklaratës së fortë të bërë nga tezja e të resë, Sibela Abedini, e cila pretendoi se nëna e vajzës kishte pasur një marrëdhënie intime me Altin Çokun, ka reaguar publikisht motra e 27-vjeçares.
Në një lidhje telefonike për emisionin “Me Zemër të Hapur”, motra e Sibelës, Renata, i ka hedhur poshtë kategorikisht këto akuza, duke theksuar se deklaratat e tezes janë bërë për shkak të konflikteve të vjetra me nënën e tyre.
Ajo u shpreh se raportet mes tezes dhe nënës së saj kanë qenë të tensionuara dhe se gjithçka mund të jetë thënë në një moment zemërimi.
“Tezja, që as nuk meriton t’i them ashtu, kur del në rrjete sociale të thotë që motra nipi dhe mbesa ime vranë Sibelën, duhet të ketë pak dhembsuri. Më parë me nënën time ajo nuk i ka pasur gjerat në rregull, dhe gjithçka mund ta ketë thënë nga inati. Por ne nuk jemi aq katilë sa t’ja bënim time motre këtë gjë”, është shprehur Renata.
Në vijim të reagimit të saj, ajo mohoi çdo lidhje të nënës me personin e përmendur, duke theksuar se familja e saj nuk ka asnjë njohje me Altin Çokun.
“Nëna ime nuk e njeh fare Altin Çokun. As nuk e dimë nga ia gjeti numrin që i tha më duhet dikush të më ndihmojë me punët e shtëpisë sepse kam gruan sëmurë, sepse ai as nuk kishte pasur grua fare”, tha ajo.
Në deklaratën e plotë, motra e Sibelës reagoi edhe ndaj akuzave direkte që, sipas saj, janë bërë nga tezja në rrjete sociale:
“Elona ka thënë që un mami dhe vëllai kemi vrarë Sibelën, atëherë ne duhet të ishim pas hekurave. Ku e di ajo që e paskemi vrarë ne? Unë kam fëmijë vetë, Sibela ishte motra ime, si mund ta bënim?
Tezja, që as nuk meriton t’i them ashtu, kur del në rrjete sociale të thotë që motra nipi dhe mbesa ime vranë Sibelën, duhet të ketë pak dhembshuri. Më parë me nënën time ajo nuk i ka pasur gjë rat në rregull, dhe gjithçka mund ta ketë thënë nga inati. Por ne nuk jemi aq katilë sa t’ja bënim time motre këtë gjë.
Tezja i ka thënë Sibelës, hajde në Itali se të gjen tezja tjetër, e ndahu nga burri që kishte. Ime motër është varrosur dhe ka ikur direkt për në Itali, tezja pse nuk foli direkt në polici?
Nëna ime nuk e njeh fare Altin Çokun. As nuk e dimë nga ia gjeti numrin që i tha më duhet dikush të më ndihmojë me punët e shtëpisë sepse kam gruan sëmurë, sepse ai as nuk kishte pasur grua fare.”







