Gjithandej Rama…?! Është e pabesueshme, por jo e pavërtetë

Facebook
X
WhatsApp
Telegram

Nga Ylli Manjani

Që nga 21 janari 2011 e këtej, emri i Ina Ramës lidhet në mënyrë të pandërprerë me sistemin e drejtësisë, drejtpërdrejt apo tërthorazi.

Në këto vite, sistemi ka ndërruar 3 Prokurorë të Përgjithshëm, 3 drejtues të SPAK, 3 kryetarë të Gjykatës së Lartë, 4 të Gjykatës Kushtetuese dhe dhjetra drejtues të tjerë. Shumica e tyre as i kujton më njeri. Ndërsa Ina Ramën e dinë të gjithë.

Emërohet e shkarkohet Ina. Fiton gjyqe Ina. Refuzohet nga KLD Ina. Ka emëruar Ols Dadon dhe të tjerë Ina. Kalon në vetting Ina. Mbron apo shkarkon gjyqtarë e prokurorë Ina. Ndihmon promovime Ina… dhe lista vazhdon.

Ata që merren me drejtësinë e dinë se për çfarë po flas. Por edhe në media mund të google dhe do gjeni plot nga këto lajme.

Tani sërish. I mbaron mandati Inës në KPA dhe del nevoja të sistemohet… përsëri Ina Rama. Thonë se do të bëhet kryetare në Gjykatën e Posaçme të Apelit.

Po mirë, a nuk ka ky sistem drejtësie njerëz të tjerë?

Allah, allah…

Është mbiemri kaq joshës vallë? Duhet patjetër të kemi një “Ramë”, apo çfarë?!

Nuk kam asgjë personale me të. Por lind një pyetje legjitime: përse një individ identifikohet kaq fort me një sistem të tërë, para dhe pas reformës?

Cila është doktrina ligjore që ka artikuluar apo mbron? Cili është kontributi që e bën kaq të pazëvendësueshme? Ç’mendon Ina për arrestet e ekzagjeruara? Po për drejtësinë eksesive penale? Po për radhët e gjata të pritjes në gjykata?

Unë vijoj të insistoj: ata që drejtuan vetting-un e gjyqtarëve në këtë vend kanë dhënë prova se nuk gëzojnë integritet profesional, ligjor dhe moral për të drejtuar procese të rregullta gjyqësore. Ata ndërtuan procese të parregullta, shpesh subjektive, në shpërfillje të fakteve dhe provave.

Ata bënë gjykime moral, jo ligjore.

Ishin më afër logjikës së një garde ideologjike sesa një Republike Kushtetuese demokratike.

Ata tashmë e kanë provuar se çfarë janë “të zotë” të bëjnë. Në dallim nga të tjerët që kur rekrutohen nuk njihen, këta njihen se kush janë e ç’dinë të bëjnë.

Gjëma bëjnë!

E përsëris: asgjë personale nuk kam. As me Ina Ramën, as me të tjerët.

Por ajo që lanë pas është një komprometim serioz i drejtësisë si sistem i bazuar në ligj.

Hajde bye e shihni edhe për ndonjë tjetër….

Publikuar nga Publik Media