Pas debateve të forta në “Fan Club”, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 5”, Edisa Demollari, ka reaguar publikisht përmes rrjeteve sociale ndaj opinionistit Arjan Konomi.
Reagimi i saj vjen pas përplasjeve verbale dhe deklaratave të bëra nga Konomi gjatë emisionit, të cilat duket se kanë nxitur kundërpërgjigjen e Edisës.
Në një postim në Instagram Story, ajo ka përdorur tone ironike dhe akuza personale në adresë të opinionistit, duke shkruar:
“I dashur Arjan Konomi, më paska shpëtuar ‘spërdredhja’ sepse m’u sulën tre veta menjëherë dhe nuk kisha kë të dëgjoja përpara. Ti e njeh më mirë këtë term, sepse ke spërdredhur seksualitetin tënd, i nderuar. Do të thosha se je ‘gay’, por siç thotë ajo barsaleta: ‘Gay’ është Elton John, të keqen baba, ti je…”.
Deri në këto momente, Arjan Konomi nuk ka reaguar publikisht lidhur me këtë deklaratë, e cila është shpërndarë gjerësisht në rrjet.








