Po kjo ç’pati? Videot +18, Edi Dhedhes i kthehet keq Selin Bollatit
Deklaratat e Selin Bollatit në emisionin “Goca dhe Gra” për çështjen e videove intime të bëra publike së fundmi kanë shkaktuar reagime edhe në rrjetet sociale.
Gjatë diskutimit, Selin u shpreh se gratë e përfshira në raste të tilla duhet të mbajnë një pjesë të përgjegjësisë morale, duke argumentuar se në raste të caktuara ato kanë hyrë si “palë e tretë” në një marrëdhënie.
Në këtë kontekst, ajo solli në vëmendje edhe rastin e Beatrix Ramosajt gjatë “Big Brother VIP”, duke ngritur diskutimin mbi mënyrën se si shoqëria shqiptare i gjykon gratë në situata të ngjashme.
Selin deklaroi gjithashtu se, sipas informacionit që kishte, bashkëshortja e kompozitorit Adrian Hila po qëndron pranë tij gjatë kësaj periudhe. Ky informacion u bë pjesë e diskutimit në studio, por nuk është konfirmuar publikisht nga bashkëshortja e Hilës.
Pas kësaj, ish-banorja e “Big Brother VIP”, Efi Dhedhes, publikoi në Instagram një mesazh që është interpretuar në rrjet si një reagim ndaj këtyre deklaratave.
Efi nuk përmendi emra dhe nuk deklaroi se postimi i drejtohej Selin Bollatit, por mesazhi i saj ishte i drejtpërdrejtë.
“Shpesh, fjalët që na lëndojnë më shumë tek të tjerët janë pikërisht ato që kemi frikë se dikush mund t’i shohë tek ne.”
Në vijim, Efi shkroi:
“Kur një grua ulet për të poshtëruar një grua tjetër, ajo nuk bëhet më e vlefshme”, duke nënvizuar se vlera e një personi nuk rritet duke ulur një tjetër.
Mesazhin e mbylli me një tjetër frazë:
“Mirë që ekzistoni ju. Sepse në errësirën tuaj, ne mësojmë të shohim dritën tonë.”
Postimi ka nxitur reagime në rrjet, ku ndjekës të shumtë e kanë lidhur me debatin e zhvilluar në “Goca dhe Gra”. Megjithatë, pa një konfirmim të drejtpërdrejtë nga Efi, mbetet interpretim se mesazhi i saj i referohet konkretisht Selin Bollatit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




