Një aksident është shënuar në zonën e njohur si Folesha, në Gjirokastër, ku një mjet i bashkisë që po transportonte rërë për punimet në kete rrugë ka pësuar nje defekt me frenat duke marrë përpara disa mjete.
Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një defekt në sistemin e frenimit, çka ka bërë që drejtuesi i mjetit të mos arrijë të ndalojë në kohë. Si pasojë, mjeti është përplasur fillimisht me disa automjete të parkuara përgjatë aksit rrugor.
Më tej, ai ka goditur edhe një automjet tjetër tip benz që po hynte në kthesë në momentin e aksidentit, duke shkaktuar dëme materiale dhe dy te plagosur ne gjendje jashte rrezikut per jeten.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje.







