Kreu i PD-Kryeministrit: Zgjidh studion televizive t’u faktoj se shqiptarëve çfarë hajduti je
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së mbajtur në protestën e sotme para Kryeministrisë, i ka drejtuar një sfidë të drejtpërdrejtë kryeministrit Edi Rama.
Në fjalën e tij para mbështetësve, Berisha u ndal te procesi gjyqësor ku Rama është thirrur si dëshmitar, duke e cilësuar përballjen e mundshme mes tyre si “përballja e shekullit”. Ai theksoi se, në rast se Rama nuk paraqitet në gjykatë, është i gatshëm të përballet me të në çdo studio televizive që do të zgjedhë vetë kryeministri.
“Atyre që për të sulmuar opozitën dhe për të mbrojtur krimin narko diktaturën ju them se nuk duhet të harroni u nis një sulm ndaj nesh për të na asgjësuar për të na fshirë nga harta politike. Vetëm e vetëm se ne në opozitë me sakrifica nuk mund të pranonim shkrirjen me qeverinë e krimit, të jemi fasadë opozitë. Do jemi të pamposhtur në mbrojtjen e kauzës sonë,. Do jemi avoketër të interesit qytetar. U tentuat të na konfiskohej partia, na izoluan ndërkombëtarisht me lobime të mafies ndërkombëtare. Kemi mbështetje si kurrë ndonjëherë me 14 rezoluta që denoncojnë narko shtetin e Edi Ramës, farsën e tij burgosjet politike.
Sot jo vetëm që nuk paraqitur një provë për SB, por ju e dëgjuat u thirr të ulet në bankën sallën e gjykatës ballë për ballë për firmat e tij. Nga kjo tribunë u them shqiptarëve se do keni rastin të shihni në atë sallë përballjen e shekullit. I them Edi Ramës, nëse nuk ta mban të vish në sallë dhe merr në manovra frikacak si ti nuk ka, të sfidoj në formë mëshire, zgjidh studion televizive, puthadorët e tu dhe hajde në debat tu faktoj shqiptarëve me fakte dokumente se çfarë hajduti i pangopur je. Jo vetëm kaq, por çfarë ligësie shekspiriane mbart ti në qenien tënde. Edi Rama koha jote e zezë për shqiptarët ka marrë fund,” u shpreh Berisha.
Deklaratat e Berishës vijnë në një moment të tensionuar politik, ndërsa çështja “Partizani” vijon të jetë në fokus të debatit publik dhe përplasjes mes mazhorancës dhe opozitës.







