Këngëtarja e njohur Tuna Sejdiu është përfshirë së fundmi në një aksident rrugor, një ngjarje që ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave të saj.
Sipas raportimeve nga media “Prive”, artistja nuk ka qenë përgjegjëse për përplasjen. Fatmirësisht, incidenti nuk ka sjellë pasoja për shëndetin e saj.
Burimet bëjnë me dije se Tuna ka dalë e paprekur nga aksidenti, ndërsa dëmet janë kufizuar vetëm në automjetin e saj.
Deri në këto momente, këngëtarja nuk ka bërë asnjë reagim publik lidhur me ngjarjen, por pritet që në vijim të ketë një qëndrim apo sqarim nga ana e saj.







