Zbardhet ‘misteri’ i varrit të hapur me tunel në Lushnje
Një ngjarje e pazakontë dhe shqetësuese është zbardhur në Lushnjë, ku është konstatuar dëmtimi i një varri në varrezat e qytetit, duke ngritur dyshime se janë prekur edhe eshtrat e një gruaje të varrosur aty.
Sipas informacioneve zyrtare, autori i dyshuar është Edison Ngresi, 36 vjeç, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor. Ai është shoqëruar nga policia në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.
Ngjarja është zbuluar rreth orës 10:00 nga roja i varrezave, i cili ka konstatuar dëmtime në pjesën e sipërme të një varri. Dyshohet se është hapur një gropë nëntokësore, çka ka sjellë edhe prekjen e mundshme të eshtrave.
Grupi hetimor ndodhet në terren dhe po punon për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, si dhe për të dokumentuar çdo detaj që lidhet me këtë akt.
Burime paraprake bëjnë me dije se i njëjti person ka shfaqur edhe më herët sjellje problematike në zonë, çka po merret në konsideratë nga hetuesit në kuadër të zbardhjes së plotë të rastit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



