E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetja ‘shuplakë’ Ramës: Zgjodhe Ballukun para BE-së
Lajme

Deputetja ‘shuplakë’ Ramës: Zgjodhe Ballukun para BE-së

Deputetja Denisa Vata ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Dibër, duke kundërshtuar pretendimin se opozita është shkak për mosintegrimin e vendit në Bashkimin Europian.

“Edi Rama paska ardhur në Dibër për t’u qarë qytetarëve se Shqipëria nuk futet në Europë sepse opozita ‘flet keq për vendin’ dhe denoncon korrupsionin e qeverisë”, shkruan Denisa Vata.

Ajo thekson se kërkesat e BE-së lidhen me shtetin ligjor dhe funksionimin e institucioneve. “Europa nuk i ka kërkuar Shqipërisë heshtjen e opozitës, por shtet ligjor, institucione funksionale dhe barazi reale para ligjit”, shkruan Denisa Vata.

Më tej, deputetja akuzon Ramën se po e përdor integrimin për qëllime politike, duke shtuar se problemi real mbetet korrupsioni dhe mungesa e reformave. “Problemi i Shqipërisë nuk është se opozita flet dhe denoncon, por se Edi Rama kërkon Europën në podium dhe mbron pandëshkueshmërinë në Parlament”, shkruan Denisa Vata.

Postimi i plotë:

“Edi Rama paska ardhur ne Diber per t’u qare qytetareve se Shqiperia nuk futet ne Europe sepse opozita “flet keq per vendin” dhe denoncon korrupsionin e qeverise.

Europa nuk i ka kerkuar Shqiperise heshtjen e opozites, por shtet ligjor, institucione funksionale dhe barazi reale para ligjit.

Rama flet per Europen si turist politik, jo si ndertues institucionesh sepse dhe Integrimin e do si dekor elektoral, jo si reformë shteterore.E them kete se me nje dore tund flamurin e BE-se, me tjetren mbron pandeshkueshmerine.

Kur drejtesia kerkoi te hetoje pushtetin, europianizmi i tij mbaroi aty.
Mes Europes dhe Ballukut, zgjodhi Ballukun.Kartoni i shumicesu përdor si jelek antiplumb politik.

Dhe tani kerkon te binde shqiptaret se problemi nuk eshte korrupsioni qe mbron vete, por opozita qe e denoncon.

Kjo eshte logjika e nje regjimi qe e ka kuptuar se problemi i tij nuk eshte skandali, por ekspozimi i skandalit.

Shqiperia nuk mbahet larg Europes nga fjala e opozites. Shqiperia mbahet larg Europes nga nje qeveri qe kerkon legjitimitet europian dhe njekohesisht kerkon paprekshmeri per te vetet, ligj per te tjeret.

Problemi i Shqiperise nuk eshte se opozita flet dhe denoncon por se Edi Rama kerkon Europen ne podium dhe mbron pandeshkueshmerine ne Parlament.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.