E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
E bujshme! ‘Skënderbeu’ paralajmëron përjashtimin e ‘Mamicës’ nga grupi i PS
Lajme

E bujshme! ‘Skënderbeu’ paralajmëron përjashtimin e ‘Mamicës’ nga grupi i PS

Tensione të reja raportohet të kenë shpërthyer brenda radhëve të Partia Socialiste e Shqipërisë, ku sipas burimeve për mediat, kryeministri Edi Rama ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj deputetes Elisa Spiropali.

Gjatë mbledhjes së fundit të grupit parlamentar, Rama është ndalur në mënyrë të veçantë tek qëndrimet dhe mungesat e Spiropalit, duke i konsideruar ato si problematike për disiplinën e grupit. Sipas të njëjtave burime, ai ka përmendur konkretisht mungesën e saj në votime, si dhe reagimet publike në rrjetet sociale, të cilat janë interpretuar si devijim nga linja zyrtare e partisë.

Në një tone të ashpër, kryeministri mësohet të ketë paralajmëruar se shkeljet e përsëritura nuk do të tolerohen, duke lënë të kuptohet se një përjashtim nga grupi parlamentar është një mundësi reale nëse situata vijon në të njëjtën mënyrë.

Burimet bëjnë me dije se Rama ka theksuar gjithashtu nevojën për unitet dhe disiplinë brenda partisë, duke nënvizuar se nuk do të pranohen “drama” apo qëndrime individuale që cenojnë imazhin dhe funksionimin e saj. Mesazhi i tij ka qenë i drejtpërdrejtë: qëndrimet duhet të jenë të qarta dhe në përputhje me vijën politike të Partisë Socialiste.

Në vijim të diskutimit, sipas raportimeve, Spiropali ka kërkuar të marrë fjalën për të reaguar, por nuk i është dhënë mundësia për replikë, çka duket se ka thelluar edhe më tej tensionin në mbledhje.

Ky zhvillim vjen në një moment delikat për maxhorancën, ku çdo lëvizje brenda grupit parlamentar lexohet edhe në prizmin e stabilitetit politik dhe disiplinës së brendshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.