E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hita i ‘kopsit’ letrat të besuarit të Prodës, largon nga detyra Ulian Shpataraku
Lajme

Hita i ‘kopsit’ letrat të besuarit të Prodës, largon nga detyra Ulian Shpataraku

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka firmosur përjashtimin nga radhët e policisë të efektivit Ulian Shpataraku, i njohur si një nga njerëzit më të afërt të ish-drejtorit Ilir Proda.

Vendimi është marrë me motivacionin “mosparaqitje e rregullt në detyrë”, një arsye që më herët kishte sjellë edhe pezullimin e tij nga detyra. Në mars të këtij viti, kur në krye të Policisë së Shtetit ishte përkohësisht Sokol Bizhga, Shpataraku ishte pezulluar për të njëjtin shkak, si dhe për moszbatim të hapur të detyrimeve ligjore në ushtrimin e funksionit.

Ai mbante detyrën e asistentit në Departamentin e Teknologjisë së Informacionit në Policinë e Shtetit. Sipas informacioneve, Shpataraku ishte i angazhuar paralelisht në studime master në Akademinë e Sigurisë, por dyshohet se kjo është përdorur si arsye për mungesat e shpeshta në punë.

Përjashtimi i tij nga policia nuk është ende përfundimtar në aspektin procedurial. Ashtu si çdo efektiv tjetër në këto kushte, ai ka të drejtën e ankimit, ndërsa komisioni përkatës pritet të shqyrtojë çështjen dhe të japë vendimin brenda një afati njëmujor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.